Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i tij i Punëve të Jashtme, humbën jetën nga rrëzimi i helikopterit në një zonë malore.
Sipas informacioneve jozyrtare që i publikoi televizioni shtetëror, shkaku i rrëzimit të fluturakes mund të ketë qenë moti i ligë në atë zonë, ku helikopteri është përplasur në majën e kodrës, ku si pasojë helikopteri është përfshirë nga zjarri, transmeton Telegrafi.
Edhe pse gjatë mbrëmjes së kaluar u raportua se dronë zbuluan nxehtësinë dhe se mund të kishte të mbijetuar, duket se bëhej fjalë për nxehtësinë e helikopterit që po digjej.
As edhe një person që ishte brenda helikopterit nuk i mbijetoi rrëzimit. E në Iran është shpallur pesë ditë zie për të nderuar presidentin e këtij vendi.
Përveq presidentit dhe ministrit të Jashtëm, kanë humbur jetën edhe gjashtë persona tjerë që ishin anëtar të kabinetit. /Telegrafi/