Një iluzion optik i ndau në dy grupe përdoruesit së fundmi.
Animacioni i shkurtër përmban 12 blloqe në formë pyke të rregulluar në një rreth që rrotullohet në një lak të vazhdueshëm.
Përdoruesit e rrjeteve sociale u habitën nga animacioni, i cili ka grumbulluar më shumë se 18 mijë pëlqime në Twitter dhe tetë mijë vota pozitive në Reddit.
Oh this is MELTING MY BRAIN
by Niko22966 pic.twitter.com/02H7LSiDCQ
— Gavin Buckingham (@DrGBuckingham) July 2, 2022
Një përdorues i Twitter-it shkroi: “Më pëlqen se si truri e sheh atë ndryshe, në varësi të vendit ku ai vendos fokusin”.
Dhe një tjetër tha: “A po vjen apo po shkon?” e ndjekur nga një ‘emoji’ fytyre e hutuar.
Iluzioni funksionon duke përdorur pak metoda animacioni për t’i bërë blloqet të duken sikur po shkojnë në dy drejtime njëherësh.
Mbani sytë në një bllok të vetëm në pozicionet e orës nëntë ose tre në rreth. Ata ndryshojnë formën ndërsa rrotullohen. Kjo jep iluzionin e dy llojeve të lëvizjes. /Telegrafi/