Njerëzit kanë mbetur të trullosur nga një iluzion optik që tregon ‘tre shokë’ në mal – sepse një pije e katërt është në foto.
Fotoja befasuese la përdoruesit e rrjeteve sociale të hutuar pasi u shfaq në Twitter.
Në fillim duket sikur një burrë me xhaketë dhe kapelë po bën gëzuar me shishe uiski në miniaturë me dy shokë, krahët e të cilëve janë të shtrirë.
Por ka katër pije – duke sugjeruar se është një person i katërt në foto. Pra, a mund ta shihni atë?
Duke ngarkuar fotografinë e Reddit në Twitter, një përdorues i mediave sociale tha: “Truri im refuzon të besojë se janë katër persona në këtë foto”.
Dhe përdoruesit e internetit mbetën të hutuar duke u përpjekur të gjenin personin e katërt. Njëri tha: “Jam i hutuar… pse ka vetëm ‘tre’ krahë, por ‘katër’ shishe?”. Një tjetër shkroi: “Unë po shikoj këtë foto duke pyetur veten nëse jam i verbër apo nëse ka diçka më shumë duke ndodhur këtu”.
Është vetëm në një inspektim shumë më të afërt që mund të dalloni mëngën e kamufluar të ngjitur në një dorë me doreza të kaltra në anën e majtë të figurës.
Pas një ekzaminimi të ngushtë, një përdorues i Twitter tha: “Unë zmadhova, i ngula sytë atyre gishtave të kaltër për 30 sekonda duke u përpjekur ta kuptoja”.
Nëse mund ta dalloni personin e vërtetë të fshehur në këtë iluzion optik brenda dy sekondave, atëherë ju jeni një gjeni. /Telegrafi/