Telegrafi

Illyrians do përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Botëror

Në një ambient madhështor është mbajtur Kampionati i Kosovës për e-sport i organizuar nga Federata e E-Sporteve të Kosovës.

Vendin e parë e zuri ekipi Illyrians, të cilët do ta përfaqësojnë vendin tonë në Kampionatin Botëror të E-Sporteve, që do të mbahet këtë vit në Riyad të Arabisë Sauditë.

I pranishëm krahas kryeministrit Albin Kurti, ministrit Hajrullah Çeku, kryetarit të komunës së Prishtinës, Përparim Rama dhe drejtuesve të Federatës Botërore të E-Sporteve, Federatës Evropiane të E-Sporteve, ishte edhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi.

Presidenti Krasniqi në fjalën e tij, duke përgëzuar federatën për organizimin e kampionatit, ofroi mbështetjen e KOK-ut, derisa theksoi se lojërat elektronike të E-sportit janë bërë temë diskutimi edhe në lëvizjen olimpike në botë, duke shtuar se e ardhmja e sportit është edhe tek lojërat elektronike.