Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka folur pas ndeshjen me Prishtinën, ku pësuan humbje duke u eliminuar nga Kupa e Kosovës.
Daja ka thënë se skuadra e tij ka bërë gabime, ndërsa kartoni i kuq iu ka kushtuar.
“Nuk mund të them që Prishtina nuk e meriton sepse e fitoi ndeshjen. Filluam të reagonim kur pësuam golin e parë. Bëmë gabime që nuk duhej t’i bënim. Morëm karton të kuq në mes të fushës, pa nevojë për ndërhyrje”.
“Kemi reaguar me gjithçka që kishim në dispozicion. Kjo është Kupa, nuk të lë të gabosh e ne gabuam”.
“Sigurisht që ishim në një moment të mirë, e barazuam rezultatin. Po luanim në gjysmëfushën e Prishtinës. As vet nuk e kuptova kartonin e kuq. Ai është djalë i ri, nuk e ka bërë me qëllim ndërhyrjen por na penalizoi me karton të kuq”.
“Futbolli i njeh këto gjëra dhe tash pas eliminimit, do të përqendrohemi te kampionati. Do të na bënte mirë të ishim në garë për të dyja kupat, por tani kjo e keqe që na ndodhi sot, e ka të mirën sepse do të fokusohemi vetëm te kampionati”, ka thënë trajneri Ilir Daja pas ndeshjes. /Telegrafi/