Bëni analizën e hekurit dhe sheqerit në gjak, ulni marrjen e artikujve të cilët nuk kanë vlera nutritive, por të cilët kanë kalori të lartë.
Migrena është sëmundje neurologjike, e cila shfaqet herë pas here dhe shkakton dhembje të mëdha koke.
Jo rrallë, dhembja përfshin gjysmën e kokës, ndërkaq shkaktari i kësaj gjendjeje ende nuk është hulumtuar saktësisht.
Në vend që të merrni analgjetikë të cilët shpesh ndaj kësaj dukurie bëhen rezistues, kërkoni ndihmën e natyrës.
Krahas aktiviteteve fizike të lehta, praktikoni mënyrën e shëndetshme dhe të rregullt të ushqimit. Hani ushqim të pasur me magnez, ku bëjnë pjesë perimet e gjelbra, drithërat, bishtajoret, domatja,transmeton Telegrafi.
Përbërësi i bimës rrodha (lat. Arctium Lappa) është treguar ideal për luftimin e telasheve të cilat i shkakton migrena.
Meqenëse disa forma të sulmeve të migrenës janë pasojë e gjendjeve depresive dhe të anksiozitetit, shtoni prodhimin e serotoninës në organizmin tuaj me artikuj të pasur me proteina.
Sado që të jetë e mundshme, hani xhenxhefil apo pini çaj.
Përkufizoni futjen e kafeinës në organizëm dhe pini lëngje të mjaftueshme, sepse te situatat e këtilla dehidratimi përkeqëson gjendjen. /Telegrafi/