Site icon Telegrafi

Ilaçet natyrore që e ndalin teshtimën

Çaji me xhenxhefil

Ekzistojnë disa gjëra, të cilat mund t’i bëni kur i ndieni simptomat e para të sëmundjes. Nëse ju janë lagur këmbët si të mbërrini në shtëpi fërkojini shputat me vodkë dhe mbathni çorape të thara. Pini dy-tre filxhanë çaj të ngrohtë me përzierje të xhenxhefilit dhe mjaltës. Përgatitet kështu: mbusheni gjysmë gote me xhenxhefil të qëruar e të grirë, ndërsa pjesën tjetër të gotës mbusheni me mjaltë. Përziejeni mirë dhe kur të përgatitni çaj në të hidheni gjysmë luge të vogël me këtë përzierje. Temperaturën mos e ulni me ndihmën e tabletave. Në vend të tyre mund ta përdorni një gjysmë gote ujë dhe gjysmë gote verë nga stafidhja e zezë. Këtë e pini pandërprerë.

Pas gjysmë ore përsëriteni këtë procedurë. Nëse keni temperaturë të lartë, ndihmojnë shtresat nga patatet e papërpunuara: grini dy patate me lëvore, ia shtoni një lugë uthull dhe masën e fituar vendoseni në një gazë, e më pas gazën në ballë. Temperatura do të bjerë pas më së shumti një ore.

Hudhra si preventivë

Teshtima mund të ndalet me ndihmën e masazhit në disa pika të caktuara në fytyrë. Me majat e gishtave të mesëm shtypeni ashtin e hundës lart-poshtë, e më pas tërhiqni gishtërinjtë përgjatë vetullave, herë duke e rritur, e herë duke e zvogëluar shtypjen drejt tëmthave, e më pas teposhtë përgjatë mollëzave dhe rreth syve. Përsëriten i disa herë.

Para sezonit të gripit është mirë ta bëni një përzierje kundër teshtimës. Përzini tetë thelpinj të ndrydhur të hudhrës me gjysmë limoni të grirë imët së bashku me lëvore, hidhjani ujin e ftohtë, i cili është vluar paraprakisht dhe mbajeni në një vend të errët e të ftohtë për disa ditë. Konsumojeni një herë në ditë nga një lugë, para ngrënies së ushqimit.

gettyImages

Vajrat aromatike e forcojnë imunitetin

Para se të dilni nga shtëpia nuk është keq a lyeni mukozën e hundës me ndonjë krem kundër virusit ose të hidhni në hundë disa pika ta aloe-verës, e cila parandalon depërtimin e virusi: nëpërmjet zgavrës së hundës. Imunitetin mund ta forconi edhe me inhalacion të vajrave eterike. Ajroseni mirë dhomën, më pas mbyllini të gjitha dyert e dritaret, në një enë hidheni pak ujë, ngroheni ngadalë dhe ia hidhni disa pika të vajrave eterike: eukaliptit, pishës, livandës, xhenxhefilit…

Lexo po ashtu A duhet mbajtur teshtima?

Merrni frymë thellë me hundë mbi avull prej 15 deri në 20 minuta, çdo ditë në sezonin e gripit dhe ftohjes. Keni kujdes me mënyrën e të ushqyerit. Dëgjojeni këshillën e shkencëtarëve nga Kalifornia, të cilët mendojnë se një gotë me jogurt dhe disa portokaj në ditë paraqesin një mjet të shkëlqyeshëm që do të ju mbrojë nga gripi dhe infektimet tjera me viruse.

Lexo po ashtu Çfarë tregon për ju mënyra se si teshtini?

/Telegrafi/

Exit mobile version