Site icon Telegrafi

Iku për t’u strehuar në Emiratet e Bashkuara Arabe pas avancimit të talebanëve, ish-presidenti i Afganistanit i kërkon falje popullit

Ish-presidenti afgan, Ashraf Ghani, i ka kërkuar falje popullit të Afganistanit pasi iku për t’u strehuar në Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Largimi nga Kabuli ishte vendimi më i vështirë i jetës sime”, tha ai, duke shtuar se i vinte keq “që nuk mund të përfundonte ndryshe”.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Ghani u largua papritur nga Afganistani derisa militantët talebanët avancuan në kryeqytet më 15 gusht.

Ai tha se nuk kishte ndërmend të braktiste njerëzit e tij, por “kjo ishte mënyra e vetme”.

Ghani gjithashtu mohoi përsëri akuzat se ai kishte udhëtuar në Emiratet e Bashkuara Arabe me rreth 169 milionë dollarë.

Në një deklaratë të shpërndarë në Twitter të mërkurën, ai deklaroi se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të largohej nga vendi për të shmangur dhunën e përhapur. /Telegrafi/

Exit mobile version