Site icon Telegrafi

Iheanacho shënon një ‘perlë’ ndaj Burnley dhe hedh kandidaturën për golin më të mirë të sezonit

Sulmuesi i Leicester Cityt, Kelechi Iheanacho, shënoi një nga golat më të mirë të sezonit në Ligën Premier, pasi lëshoi një ‘bombë’ kundër Burnley.

Leicester City nuk arriti më shumë se një barazim me rezultat 1-1 në udhëtim te Burnley në kuadër të javës së 29-të në Ligën Premier.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Matej Vydra (4’) për vendasit dhe Kelechi Iheanacho (34’) për mysafirët.

Megjithatë, goli i Dhelprave i shënuar nga nigeriani Iheanacho ka ‘vjedhur’ gjithë vëmendjen e ndeshjes pasi ishte një supergol.

Kushdo që është përpjekur të shënojë një gol si ky e di sa e vështirë është, por teknika e Iheanachos ishte absolutisht e përsosur.

Wilfred Ndidi asistoi një top shpresëdhënës nga mesfusha, Iheanacho vrapoi drejt tij duke mbajtur sytë te topi deri sa e goditi fortë dhe e çoi pas shpinës së portierit Nick Pope.

Goli i Iheanachos po vlerësohet lartë në rrjetet sociale, duke u cilësuar si njëri nga më të mirët në botë. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version