Site icon Telegrafi

IHC ka mposhtur ekipin TyLoo, në ndeshjen e parë të PGL ASIA RMR CS:GO

Ndeshja e parë në kualifikuesen e Azisë për PGL Antwerp Major, ka përfunduar me fitoren e ekipit mongolez IHC, të cilët janë një ndeshje larg kualifikimit për në Major.

Edhe pse rezultati ishte i ngushtë IHC, arriti që ta mposhtë ekipin kinez TyLoo, me rezultat të përgjithshëm 2:0 me mapa.

 

Lojtari me i vlefshëm i kësaj ndeshje u shpall Tengis ‘sk0R’ Batjargal, me vlerësimin 1.33.

Ekipi IHC tash e pret fituesin e ndeshjes Renegades – LookingForOrg, ndërsa TyLoo e pret humbësin në ‘Lower Final’.

Lexo po ashtu Ekipet pjesëmarrëse në kualifikuesen e Azisë PGL ASIA RMR CS:GO

Formacioni i ekipit IHC:

Batbayar “kabal” Bat-Enkh
Yesuntumur “nin9” Gantulga
Tengis “sk0R” Batjargal
Garidmagnai “bLitz” Byambasuren
Munkhbold “Techno” Sodbayar


/Telegrafi/

Exit mobile version