Site icon Telegrafi

Iglit Tare dhe Lazio futen seriozisht në garë për Vedat Muriqin

Për Vedat Muriqin nuk ka interesim vetëm nga Anglia, pasi lajmet e fundit që vijnë nga Italia, flasin për një interesim të Lazios.

Drejtori sportiv i Lazios, shqiptari Igli Tare dëshiron të vazhdojë transferimin e futbollistëve shqiptarë në skuadrën e tij.

Sipas mediumit turk, “Sporx.com”, Lazio synon ta transferojë Muriqin në verë dhe bashkë me të synojë suksesin në Ligën e Kampionëve.

Vlera e kartonit të Muriqit është 35 milionë euro, dhe nuk dihet nëse klubi Italian ka kapacitet për të paguar këtë shumë.

Lazio ndodhet e treta në Serie A, me vetëm një pikë larg Interit dhe Juventusit, dhe gjasat e mëdha të tyre janë të luajnë në Ligën e Kampionëve.

Për Muriqin kanë shprehur interesim më parë edhe shumë klube. /Telegrafi/

Exit mobile version