Telegrafi

Igli Tare zbulon planet te Lazio

Ndryshe nga një sezon me probleme siç ishte ai që u mbyll për Lazion, drejtuesit e klubit duket se i kanë idetë e qarta se çfarë duan për sezonin e ri. Dhe këtë e pohon Igli Tare, drejtor sportiv i Lazios.

Në një prononcim për “Premium Sport”, para ndeshjes ndaj Juventusit, Tare ka premtuar lëvizje të tjera në blerje, paçka se kanë mbetur edhe pak ditë nga fundi i muajit.

“Çështja Keita? Ka një kontratë për dy vitet e ardhshme. Është rritur këtu, ka bërë një ecuri të rëndësishme.

Kjo shoqëri ia njeh vlerat, ashtu siç ai duhet të njohë ato që shoqëria ka bërë për të. Ka ende 4 ditë në afatin e transferiemve, e dimë vlerën që ka Keita”, ka thënë Tare, ndërsa ka shtuar se bisedimet me Dirar, nuk lidhen me të.

“Dirar është një futbollist që karakteristikat e duhura për këtë skuadër, që unë e ndiqja prej kohësh, por kjo varet nga afati kalimtar dhe nuk e fsheh që janë lojtarë që tjetër që po i ndjekim”, ka thënë Tare.