Telegrafi

Igli Tare ul euforinë te Lazio: Objektivi ynë është Liga e Kampionëve, ende herët për titull

Igli Tare, drejtor sportiv i Lazios (Getty)

Lazio është befasia e vërtetë e këtij sezoni në kampionatin italian, ku ka marr nëntë fitore radhazi në javët e fundit dhe jo vetëm që ka konsoliduar pozitat në zonën që dërgon në Ligën e Kampionëve, Champions, por shpesh përmendet edhe titulli si objektiv.  

Përveç trajnerit Simone Inzaghi, një nga arkitektët e Laizos fituese është edhe Drejtori Sportiv, Igli Tare.

Ai në një intervistë të dhënë për mediat italiane theksoi se bardhekaltrit nuk duhet të çojnë ndërmend fjalën titull.

“Titulli? Nuk duhet ta mendojmë tani. Duhet të qëndrojmë të bashkuar, të përqendruar dhe me të njëjtën uri për fitore, duke qenë të ndërgjegjshëm që jemi një skuadër e fortë”.

“Objektivi ynë është një vend në zonën Champions, por nëse në javët e fundit do jemi duke luftuar për diçka më të madhe, atëherë nuk do të tërhiqemi mbrapa”, deklaroi ish sulmuesi shqiptar.

Igli Tare thekson se Lazio ka bërë vetëm gjysmën e rrugës, duke fituar disa beteja, por ende jo luftën. /Telegrafi/