Drejtori i Lazios, Igli Tare, ka thënë se klubi që ai drejton po ndjek rregullat për ndeshjen me Torinon, ndërsa pret një fitore 3-0 në tavolinë.
Ndeshja do të duhet të fillonte nga ora 18:30, por Toro nuk ka zbritur në fushë pasi janë në karantinë deri të paktën në mesnatën e mbrëmjes së sotme, siç ka urdhëruar ASL (autoriteti lokal i shëndetit).
“Unë mund të them shumë gjëra, por po i mbaj për vete”.
“Ne i respektuam rregullat, erdhëm në stadium, do të qëndrojmë për 45 minuta dhe pastaj do t’ia lëmë të gjitha autoriteteve”.
“Ndoshta ka qenë e përshtatshme për ne që të mos luajmë, por kampionati duhet të respektohet, situata u vendos shumë kohë përpara kësaj edhe sa na përket nesh, ne thjesht po ndjekim rregullat”.
🏟 Biancocelesti allo Stadio Olimpico per #LazioTorino #CMonEagles 🦅 pic.twitter.com/Ya9BSzuMES
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) March 2, 2021
“Ne nuk duhet të futemi në dinamikën e asaj që ndodh më pas. Ne thjesht bëjmë atë që na është thënë nga Lega”, deklaroi Tare. /Telegrafi/