Telegrafi

Igli Tare në prezantimin e Vedat Muriqit: Negociatat ishin të gjata, të lumtur që e kemi në ekip

Në prezantimin zyrtare të Vedat Muriqit te Lazio, ishte edhe drejtori sportiv i këtij klubi, Igli Tare.

Legjenda e futbollit shqiptar ishte një nga arsyet që Muriqi pranoi të kalojë në këtë klub edhe pse kishte shumë oferta tjera, gjë që e pranoi edhe lojtari.

Igli Tare ka thënë se negociatat që ta sjellin Muriqin te Lazio kanë qenë të gjatë, por është i lumtur që tashme ai është pjesë e këtij klubi.

 

“Negociatat për të sjellë Muriqin në Romë ishin të gjata. Ne jemi të lumtur që kemi përfunduar blerjen e tij”.

“Vedat kompleton një departament tashmë shumë të fortë, me lojtarë të rëndësishëm që kanë ndihmuar shumë që ta sjellin ekipin ku është”.

Lexo po ashtu Fjalët e Vedat Muriqit në prezantimin e tij si lojtar i Lazios: Prania e Tares këtu luajti rol të rëndësishëm, mezi pres të luaj me Immobilen

“Këtë vit ne do të luajmë çdo tre ditë, kështu që blerja e tij do të na ndihmojë që të arrijmë qëllimet tona”, deklaroi Tare. /Telegrafi/