Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, mund të zgjidhet si drejtori më i mirë sportiv në Itali, pasi po prin bindshëm në një sondazh nga një medium i madh italian.
Ish-sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Igli Tare kryeson bindshëm sondazhin e hapur nga mediumit italiane “Tuttomercatoweb”.
Më shumë gjasa ai do të fitojë çmimin e drejtorit sportiv më të mirë në Itali nga faqja e specializuar italiane.
Deri tani ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare ka grumbulluar 33,82% të votave duke lënë pas emra të njohur të futbollit italian, përcjell SS.
Pas Tares vijnë drejtori sportiv të Carpit, Matteo Lauriola, por edhe emra të rëndësishëm si Massimiliano Mirabelli i Milanit, Carlo Osti i Sampdorias dhe Giuseppe Marotta i Juventusit.
Ecuria fantastike e Lazios, ku një meritë të padiskutueshme e ka Igli Tare që edhe pse ka pasur në dispozicion një buxhet të vogël i ka vendosur trajnerit Simone Inzaghi në dispozicion lojtarë shumë të mirë, është vlerësuar jashtëzakonisht nga lexuesit e “Tuttomercatoweb”.
Një pjesë e madhe e lexuesve e konsiderojnë shqiptarin si drejtorin më të mirë sportiv në Itali.