Telegrafi

Igli Tare: Besoj se Euro 2020 do të shtyhet, t’i jepet përparësi ligave

Drejtori sporti i Lazios, shqiptar Igli Tare beson se Euro 2020 do të anulohet në mënyrë që t’u jepet përparësi ligave pas përhapjes së pandemisë coronavirus.

Italia ka qenë në mbyllje totale për gati një javë, pasi vendi ka qenë më i godituri nga sëmundja e madhe ngjitëse.

Për situatën dhe ndikimin e pandemisë në futboll ka folur drejtuesi shqiptar i Lazios, Igli Tare.

Lexo po ashtu Seria A do të rifillojë më 3 maj?

“Italia është e ndarë në dysh, në veri situata është dramatike. Në qendër dhe në jug ne kuptojmë se cili është realiteti i fakteve”, ka thënë fillimisht Tare për mediat shqiptare.

“Në Romë, gjithçka është ende nën kontroll, por qyteti është bosh dhe ne të gjithë jemi të vetëdijshëm për rrezikun. Ekziston frika se virusi do të arrijë edhe këtu me të njëjtin intensitet të veriu”.

“Është më mirë të respektoni ligjin. Ata na këshilluan të rrimë në shtëpi dhe të evitonim kontaktin me njerëzit jashtë familjes”.

Lexo po ashtu Euro 2020 pritet të shtyhet për vitin tjetër për shkak të shpërthimit të coronavirusit

“Liga nuk mund të vazhdonte kështu. Lojtarët kanë rezultuar pozitiv, në tre javë do të dimë më mirë se sa kohë do të marrë për të dalë nga situata”.

“Me klubin vendosëm të ndërpresim stërvitjen për të paktën një javë tjetër. Në fund, unë mendoj se Euro 2020 do të shtyhet për t’i dhënë përparësi ligave përreth Evropës”, përfundoi drejtori sportiv i Lazios. /Telegrafi/