Telegrafi

Ighalo vazhdon shkëlqimin te Unitedi, shënon supergol ndaj Laskut

Odion Ighalo ka shënuar një gol të bukur në përballjen e Manchester Unitedit ndaj Lask Linzit.

Machester Unitedi e ka mbyllur pjesën e parë ndaj Laskut me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e parë të 1/8-tës në Kupën e Evropës.

Goli i vetëm në këtë pjesë u shënua nga sulmuesi veteran, Ighalo, i cili erdhi në janar nga Superliga e Kinës.

Ighalo arriti të shënojë një supergol në minutën e 28-të, ku pas një pranimi të bukur godet dhe shënon bukur duke prekur edhe traversën.

Goli i sulmuesit erdhi pas një asistimi gjithashtu të bukur nga Bruno Fernandes.

Ky ishte goli i katërt i nigerianit me fanellën e Djajve të Kuq. /Telegrafi/