Telegrafi

IEM Rio Major CS:GO: MOUZ është ekipi i parë që siguron pjesëmarrjen në fazën tjetër

(Foto: HLTV)

Ekipi evropian MOUZ është duke treguar formë fantastike në turneun më të madh të CS:GO i cili po mbahet në Rio de Janeiro të Brazilit.

Pas fitores në ‘Challengers Stage’ ndaj ekipit fnatic në ndeshjen vendimtare, MOUZ ka shënuar fitoren e tretë radhazi pa humbje, për t’u kualifikuar tutje në fazën ‘Legends Stage’.

Ndeshja e zhvilluar në formatin ‘Bo3’ përfundoi me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa në të mirë të MOUZ.

MOUZ tani i bashkohet tetë ekipeve të cilat kanë siguruar më herët fazën ‘Legends Stage’, ato janë: FaZe, Na’Vi, NIP, Sprout, Spirit, ENCE, Heroic dhe Liquid.

Faza ‘Legends Stage’ do të fillojë me datën 5 nëntor, ku 16 ekipe do të garojnë për një grup çmimesh rreth 1.2 milion dollarë. /Telegrafi/