Site icon Telegrafi

IEM Katowice CS:GO: Ekipi Vitality kalon në Play-Off, MOUZ eliminohet nga gara

Vitality do të luajë në Spodek Arena për herë të parë në historinë e tyre pas fitores ndaj fnaticnë gjysmëfinalen e sipërme të Grupit B.

Turneu IEM Katowice vazhdon me befasi, pas Cloud9, BIG dhe NIP, tani është eliminuar nga gara edhe ekipi MOUZ.

MOUZ në ndeshjen vendimtare u takuan me Complexity nga të cilët u mposhtën me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa.

Në anën tjetër Vitality ka shënuar fitore ndaj fnatic me rezultat 2-1 dhe tani do të takohet me Heroic në ndeshjen vendimtare të grupit B.

Ndërsa në ndeshjen vendimtare tw grupit A, do të përballen G2 ndaj Na’Vi. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=bkah5BVSYqg

Exit mobile version