Site icon Telegrafi

Idrizi viziton stacionin policor në Vushtrri, shpreh mirënjohjen e tij ndaj përkushtimit të policëve

Pamje nga vizita

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, e ka vizituar sot stacionin policor në Vushtrri.

Këtë vizitë, Idrizi e bëri në nder të 25 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, shkruan Telegrafi.

Ai ka shprehur mirënjohjen e tij dhe të qytetarëve të Vushtrrisë, ndaj policëve për shërbimin e tyre ndaj qytetarëve.

“Kryetari Idrizi, u prit nga zëvendëskomandanti, Toger Shaban Salihi, si dhe nga zyrtarët policor, të cilët i ka falënderuar për punën e tyre”, thuhet në njoftimin e Komunës së Vushtrrisë.

“Policia e Kosovës që nga e themelimi ka qenë dhe vazhdon të jetë shtylla kryesore e rendit, sigurisë dhe mbrojtjes së qytetarëve tanë. Të gjithë policëve, faleminderit për punë tuaj në shërbim të qytetarëve”, ka thënë Idrizi. /Telegrafi/

Exit mobile version