Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka vizituar mbrëmë policët, punëtorët shëndetësor, zjarrëfikësit dhe punëtorët e KEDS-it.
Mbrëmë ata ishin në detyrë dhe në shërbim të qytetarëve, derisa Idrizi i vizitoi për t’i falënderuar për punën e tyre, shkruan Telegrafi.
“Sikurse në çdo festë tjetër, edhe sonte kur po festojmë ndërrimin e viteve, policët, punëtorët shëndetësor, zjarrfikësit dhe punëtorët e KEDS-it, janë në krye të detyrës, duke ju shërbyer qytetarëve të Vushtrrisë”, ka thënë Idrizi.
“Për t’i falënderuar për punën e tyre të palodhur dhe për t’ju uruar Vitin e Ri 2025, vizitova ekipet kujdestare që sonte janë në shërbim”, ka thënë Idrizi. /Telegrafi/