Zyrtarja nga Partia Demokratike e Kosovës, Valdete Idrizi ka thënë se vetëm PDK-ja ka guxim të luftoj krimin e korrupsionin në Kosovë.
Idrizi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka kohë që ka filluar reformat brenda partisë për dekriminalizim.
Ajo ka thënë se me disa dukuri që tashmë e kanë ngulfat Kosovën, Veseli ka vullnet të madh për t’u marrë.
“Shumë njerëz po na pyesin në terren pse tash po lufton këto dukuri apo pse nga PDK-ja? Unë ju them sepse guxon PDK-ja. A nuk ka korrupsion edhe në partitë tjera?!”, ka shtuar më tej Idrizi.
Ish-aktivistja e shoqërisë civile duke folur për rastin e rëndë që ka ndodhur në Prishtinë, ka thënë se në Kosovë duhet të punohet shumë për ta ndryshuar mendësinë tonë./Telegrafi/