Site icon Telegrafi

Idrizi takohet me udhëheqësit e shkollës së mesme teknike, diskutojnë për mësimin dual

Pamje nga takimi

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, sot është takuar me udhëheqësit e shkollës së mesme teknike “Lutfi Musiqi”, drejtorin Ibrahim Lahu dhe zëvendësdrejtorin, Fatmir Mulaku.

Në këtë takim është diskutuar për mësimin dual, shkruan Telegrafi.

“Me udhëheqësit e shkollës teknike, diskutuam për mësimin dual, ku aktualisht po shkon sipas planifikimeve për nxënësit e klasave 10/11/12 në kompanitë vushtrriase, arsimin dhe aftësimin profesional, si dhe hapjen e programeve të reja”, ka thënë Idrizi.

Idrizi i ka përgëzuar udhëheqësit e kësaj shkolle për angazhimin e tyre, derisa është shprehur se do të jenë “përkrahës të pa kompromis”.

“Udhëheqësit e shkollës i përgëzova për angazhimin, ku si komunë jemi duke punuar ngushtë që aftësimit profesional t’i kthehet vëmendja e merituar, ndërsa ne do të jemi përkrahës të pa kompromis, siç kemi qenë deri më tani!”, ka thënë tutje ai. /Telegrafi/

Exit mobile version