Site icon Telegrafi

Idrizi takohet me trupën e Ansamblit “Hasan Prishtina”, ata kultivuan këngë shqipe gjatë okupimit serb

Pamje nga takimi

Gjatë ditës së sotme, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka pritur në takim trupën e Ansamblit “Hasan Prishtina”, të cilët kultivuan këngë shqipe gjatë okupimit serb, në vitet 1996-1998.

Idrizi ka thënë se kanë diskutuar lidhur me për organizimin e një koncerti artistik për të gjithë qytetarët e Vushtrrisë, shkruan Telegrafi.

“Bashkë biseduam për organizimin e një koncerti artistik për të gjithë qytetarët e Vushtrrisë, si dhe një dokumentar për të treguar gjithë rrugëtimin e tyre artistik gjatë asaj periudhe të vështirë”, ka thënë Idrizi.

Ai u ka ndarë edhe mirënjohje për kontributin e dhënë gjatë asaj periudhe. /Telegrafi/

Pamje nga takimi

Exit mobile version