Telegrafi

Idrizi takohet me nxënëset që morën pjesë në një hulumtim shkencor në ShBA

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi,  së bashku me drejtorin për Arsim, Albanez Tahiraj, kanë pritur sot në takim nxënëset e Gjimnazit “Eqrem Çabej”, të cilat kanë marrë pjesë në hulumtimin shkencor në Fizikë dhe Shkenca Kompjuterike në Universitetin Santa Kruz (UCSC) në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Për pjesëmarrjen në këtë hulumtim të dy nxënëset janë mbështetur financiarisht nga Komuna e Vushtrrisë, derisa për suksesin e arritur Idrizi ju ka ndarë mirënjohje, shkruan Telegrafi.

“Për të na falënderuar si Komunë, Tuana dhe Suela, ishin sot për vizitë në zyrën time, me ç’rast për sukseset e arritura ju ndava mirënjohje. Tuana dhe Suela shumë suksese në rrugëtimin tuaj”, tha Idrizi. /Telegrafi/