Site icon Telegrafi

Idrizi takohet me nxënësen nga Vushtrria që u kualifikua në finalen e garës botërore të gjuhëve, i ndan mirënjohje për sukseset e arritura

Pamje nga takimi

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi është takuar sot me nxënësen nga Vushtrria, Rajana Podvorica, e cila është kualifikuar në finalen e garës botërore të gjuhëve “Hi Lingua”, që do të mbahet në Paris.

Idrizi ka thënë se fillimisht Podvorica e kishte përfaqësuar Kosovën në olimpiadën e gjuhës angleze “Hippo 2023’, që u mbajt në Romë, e më pas u kualifikua në finalen e kompeticionit që do të mbahet në kryeqytetin e Francës. shkruan Telegrafi.

“Pas përfaqësimit të Kosovës në Olimpiadën e Gjuhës Angleze ‘Hippo 2023’ në Romë, ajo tashmë është kualifikuar në finalen e garës botërore ‘Hi Lingua’, që do të mbahet në maj në Paris”, ka thënë ai.

Kryetari i kësaj komune ka bërë të ditur se me nxënësen Rajana kanë diskutuar mbi rrugëtimin e saj dhe njëkohësisht i ka ndarë mirënjohje për sukseset që ka arritur. /Telegrafi/

Exit mobile version