Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi është takuar me Këshillat e fshatrave dhe lagjeve urbane të Vushtrrisë.
Idrizi ka thënë se qëllimi i këtij takimi ishte koordinimi i aktiviteteve të përbashkëta, shkruan Telegrafi.
Sipas tij, roli i Këshillave është shumë i rëndësishëm.
“Roli i këtyre Këshillave është tejet i rëndësishëm për ndërlidhjen e Komunës me qytetarët, duke siguruar që çdo kërkesë e qytetarëve të adresohet”, ka thënë ai.
Idrizi i ka falënderuar të gjithë për angazhimin e tyre që bëjnë në Vushtrri. /Telegrafi/