Site icon Telegrafi

Idrizi përkujton heroin Afrim Bunjaku: Vepra e tij do të mbetet udhërrëfyes për gjeneratat e reja se si mbrohet atdheu

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, viziton familjen e heroit, Afrim Bunjaku

Sot është një vjetori i rënies heroike të heroit, Afrim Bunjaku, në Banjskë të Zveçanit, në mbrojtje të integritetit territorial të shtetit.

Në këtë ditë heroi është përkujtuar edhe nga kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, shkruan Telegrafi.

Idrizi fillimisht e vizitoi familjen e heroit, Afrim Bunjaku, e pastaj bëri homazhe tek varri i tij.

Ai është shprehur se vepra e heroit Afrim Bunjaku do të mbetet udhërrëfyes për gjeneratat e reja se si duhet dhe mbrohet atdheu.

“Fillimisht vizituam familjen Bunjaku, për të ndarë dhimbjen dhe krenarinë për birin e tyre, që Kosova e Vushtrria do ta kujtojnë gjithmonë me krenari, e më pas bëmë homazhe dhe vendosëm kurora lulesh pranë varrit të heroit në fshatin Samadrexhë. Vepra e heroit Afrim Bunjaku, do të mbetet përgjithmonë udhërrëfyes për gjeneratat e reja, se si duhet dhe mbrohet atdheu. Nder e lavdi përjetë”, ka thënë Idrizi. /Telegrafi/

Exit mobile version