Site icon Telegrafi

Idrizi nënshkruan thirrjen publike për subvencionimin e bujqve vushtrrias

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka nënshkruar sot thirrjen publike për subvencionimin e bujqve vushtrrias.

Idrizi ka thënë se ky është një “hap konkret” për të fuqizuar bujqësinë dhe për të mbështetur punën e fermerëve, shkruan Telegrafi.

“Përmes kësaj thirrje, do të subvencionojmë:

Mbarështuesit e deleve dhe dhive – 5€ për krerë

Mbarështuesit e buallicave – 100€ për krerë

Mbarështuesit e bletëve – 5€ për shoqëri”, ka thënë Idrizi.

Ai është shprehur se mbështetjen e fermerëve e kanë prioritet dhe kjo mbështetje sipas tij, do të jetë e vazhdueshme. /Telegrafi/

Exit mobile version