Site icon Telegrafi

Idrizi dhe ministri Aliu nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi për projektin “Banimi social adekuat”

Nënshkrimi i memorandum mirëkuptimit për projektin “Banimi social adekuat”

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi dhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, kanë nënshkruar sot memorandum mirëkuptimi për zbatimin e projektit “Banimi social adekuat”.

Idrizi ka thënë se ky projekt synon përmirësimin e kushteve të banimit për familjet dhe individët në nevojë, shkruan Telegrafi.

Sipas njoftimit, këto kushte përfshinë ndërtimin e projekteve (njësive banesore) të reja për banim social, renovimin e njësive ekzistuese të banimit social dhe rindërtimin apo renovimin e shtëpive private për familjet e cenueshme.

“Realizimi i këtij projekti, është pjesë e përpjekjeve tona për të përmirësuar jetesën e qytetarëve”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Exit mobile version