Telegrafi

IDIL I VDEKUR

Poezi nga: César Vallejo
Përktheu: Bajram Karabolli

Çfarë do të bësh në këtë orë,
moj Rita ime e Andeve,
mes-holla e ëmbla Rita?
Lemza as për të fjetur s’më le,
gjaku i hollë, brenda meje.

Ku janë duart e tua që si të penduara
hekurosnin pasditet e bardha që vijnë.
Ah ti shi i hollë pse ma heq
dëshirën për të jetuar?

Çfarë do të bëhet me atë fustan që fërfërin?
Po me ëndrrat dhe ecjen prej kaprolleje,
apo me aromën tënde manushaqe pylli?

Ti te dera qëndron duke parë retë në qiell,
pastaj rrëqethesh dhe thua: O Zot, sa ftohtë!
Ndërkohë një zog i egër po qan mbi tjegulla.