Site icon Telegrafi

Identifikohen sërish keqpërdorues të ujit të pijes në Mitrovicë

Në qytetin e Mitrovicës është duke vazhduar akoma identifikimi i keqpërdoruesve të ujit të pijes.

Kështu ka njoftuar kompania rajonale e ujësjellësit “Mitrovica”.

KRU “Mitrovica” ka njoftuar se ekipet e kontrollit dhe shkyçjes sot kanë identifikuar sërish keqëpërdorime në rrjetin e ujësjellësit, shkruan Telegrafi.

“Ndaj keqëpërdoruesve do të inicohen procedura për kallëzime penale”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se ekpet e kontrollës janë duke punuar vazhdimisht dhe inspektimet në teren do të vazhdojnë me të njëjtin ritëm, transmeton Telegrafi.

Para katër ditëve, KRU “Mitrovica” ka njoftuar se ka identifikuar disa kyçje ilegale dhe keqpërdorues të ujit të pijes në Mitrovicë, ku ndaj tyre do të iniciohen kallëzime penale.

Ndryshe, kujtojmë që KRU “Mitrovica” vazhdimisht ka bërë apel tek qytetarët për mos-keqpërdorim të ujit të pijes sepse sipas tyre, mungesa e furnizimit me ujë të pijes vjen pikërisht nga keqpërdorimi i tij. /Telegrafi/

Exit mobile version