Site icon Telegrafi

Identifikohen kyçjet ilegale dhe kepërdoruesit e ujit të pijes në Mitrovicë, ndaj tyre do të iniciohen kallëzime penale

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se ekipet e kontrollit dhe shkyçjes janë duke punuar intensivisht në identifikimin e keqpërdoruesve të ujit të pijes dhe kyçjeve ilegale.

KRU “Mitrovica” ka bërë të ditur se deri më tani janë identifikuar numër i konsiderueshëm i kyçjeve ilegale dhe keqpërdoruesve të ujit të pijes, ndaj të cilëve do të iniciohen kallëzime penale, transmeton Telegrafi.

“Vetëm gjatë orëve të pasdites së djeshme dhe mëngjesit të sotëm kanë identifikuar numër të konsiderueshëm të kyçjeve ilegale dhe keqpërdoruesve të ujit të pijes ndaj të cilëve do të iniciohen kallëzime penale”, thuhet në njoftim.

Ndryshe para disa ditëve KRU “Mitrovica” ka bërë  apel tek qytetarët për mos-keqpërdorim të ujit të pijes sepse sipas tyre mungesa e furnizimit me ujë të pijes vjen pikërisht nga keqpërdorimi i tij

“Ky problem ka të bëjë ekskluzivisht me keqpërdorimin e ujit të pijes nga ana e konsumatorëve të pandërgjegjshëm, përkundër faktit se Impiantet për Trajtimin e Ujit të Pijes në Shipol dhe Balinc punojnë me kapacitet të plotë të përpunimit të ujit, me të vetmin qëllim që furnizimi me ujë të pijes të jetë sa më i mirë”, vijon njoftimi. /Telegrafi/

Exit mobile version