Telegrafi

ICANN pranon sërish domenin ‘.xxx’

Në fakt, domeni ‘.xxx’ për herë të parë ishte pranuar zyrtarisht nga ana e ICANN që në vitin 2005, mirëpo në fund nuk kaloi për shkak të reagimit të Qeverisë amerikane.

Kundër një domeni të tillë janë edhe industritë pornografike edhe grupet që luftojnë kundër pornografisë.

Industritë pornografike frikësohen nga shpenzimet shtesë për regjistrim dhe mbajtje të domeneve të reja, ashtu që presin që shumica e shteteve ta bllokojnë.

Nga ana tjetër, grupeve të cilat luftojnë kundër pornografisë nuk u pëlqen, sepse krijohet një vatër zyrtare për pornografinë. /Telegrafi/