Telegrafi

Ibrahimovic zbulon se kush e frymëzoi në rrugën e suksesit (Video)

Zlatan Ibrahimovic është një prej sulmuesve më të mirë në dekadën e fundit.

Suedezi, babai i të cilit është nga Bosnja dhe nënën e ka kroate, është një nga sportistët më të mëdhenj në historinë e shteteve skandinave.

Ibrahimovic, i cili ka luajtur për skuadrën e Malmos, Ajaxit, Juventusit, Interit, Barcelonës, Milanit, PSG-së dhe aktualisht vesh fanellën e Manchester Unitedit, ka zbuluar se kush e ka frymëzuar në rrugën e suksesit, transmeton Telegrafi.

“Unë vij nga Suedia dhe atje nuk ka sportistë që ka arritur shumë në karrierë. Suedia ishte shumë e vogël për mua. Unë kisha qëllime më të madh se sa Suedia. Kam takuar shumë personalitete të mëdha. Por, ai i cili më frymëzoi dhe më i dashuri për mua ishte Muhammad Ali. Mënyrën se si luftonte, se si i përgjigjej kritikave ishin frymëzim për mua. Duke stërvitur çdo ditë të sjell këtu ku jam “, përfundoi Ibrahimovic.

Ndryshe, sulmuesi 35-vjeçar deri më tani ka fituar 13 tituj të kampionit në liga të ndryshme evropiane. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=FmVviJNOvkQ