Telegrafi

Ibrahimovic zbulon numrin e ri: Kurrë nuk u largova, vetëm ndryshova numrin (Foto)

Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic ka bërë një postim me fanellën me numër të ri që do ta bart te Manchester Unitedi në sezonin e ri 2017/18.  

Ibrahimovic u lëndua në fund të sezonin të fundit, lëndim ky që ende e mban jashtë fushave të blerta.

Lexo po ashtu Zyrtare: Ibahimovic kthehet te Manchester United

Pas këtij lëndimi drejtuesit e Djajve të Kuq ishin skeptik rreth zgjatjes së kontratës së tij, por në fund u vendos një zgjatje e re një vjeçare.

Suedezi pritet të kthehet në fushë diku në fillim të muajin nëntor, por numri i fanellës së tij ka ndryshuar tashmë, pasi do ta mbaj numrin 10.

Lexo po ashtu Adidasi tregon aksidentalisht numrin e ri të Ibrahimovicit te Unitedi? (Foto)

“Unë kurrë nuk u largova, vetëm përmirësova numrin tim”, ka shkruar Ibrahimovic në profilin e tij në Twitter.

Ndryshe, sulmuesi suedez në sezonin e fundit mbajti fanellën me numër nëntë, numër që këtë sezon mbahet nga sulmuesi i ri, Romelu Lukaku. /Telegrafi/