Site icon Telegrafi

Ibrahimovic zbulon foton nga lëndimi që kishte dhe fjalët e mjekëve për ta mbyllur karrierën: Ata thanë se përfundoi, unë thashë jo

Zlatan Ibrahimovic është një nga sulmuesit më të mëdhenj në histori të futbollit, ndërsa ai njihet edhe i luftëtar i madh.

Sulmuesi suedez kishte pësuar një dëmtim të madh sa ishte pjesë e Manchester Unitedit, në sezonin 2016-2017.

Në një ndeshje të Ligës së Evropës ndaj Anderlecht ai u desh ta lëshojë fushë dhe dëmtimi ishte shumë i madh.

Lëndimi i Zlatan Ibrahimovic (Getty Images)

Ligamentet i kishte të këputur dhe rrezikonte madje edhe të kishte probleme me ecje, nëse do të tentonte t’i kthehej futbollit.

Sulmuesi suedez e ka zbuluar një foto të bërë pas ndërhyrjes kirurgjikale ku duket gjuri i tij i bërë copa.

Por ai nuk u dorëzua, edhe pse mjekët i sugjeruan të linte futbollit. “Ata thanë se përfundoi. Unë thashë, jo!”, ka shkruar Ibra në Twitter.

https://twitter.com/Ibra_official/status/1025142470818971650

Ibrahimovic sot është lojtari kryesor i Los Angeles Galaxy në MLS. Ai ka shënuar plot 15 në 17 ndeshje. /Telegrafi/

Exit mobile version