Telegrafi

Ibrahimovic: Më vjen keq për tifozët që nuk iu bashkova Unitedit kur isha më i ri

Zlatan Ibrahimovic (Foto: Getty Images)

Zlatan Ibrahimovici ka thënë se është penduar pse nuk i ishte bashkuar Manchester Unitedit më herët gjatë karrierës së tij duke theksuar se tifozët do të kishin parë “një tjetër luan” në krahasim me atë që ishte në Old Trafford.

Sulmuesi veteran iu bashkua Djajve të Kuq në vitin 2016 nga Paris Saint-Germaini dhe me këtë klub e fitoi Kupën EFL.

Zlatan Ibrahimovic (Foto: Getty Images)

Mirëpo, lëndimi serioz i gjurit ia kufizoi shumë lojën, ashtu që në mars të këtij viti, ai u transferua te LA Galaxy.

“Më duhet më shumë kohë për t’i shpjeguar ndjenjat e mia, por le të fillojmë me një falënderim të madh për të gjithë – ajo që kanë bërë ishte mahnitëse dhe shpresoj që edhe ata të jenë po aq të lumtur sa unë”.

Lexo po ashtu Lajmet për IBRAN

“Më vjen keq për tifozët – po të më shihnin më të ri, do të kishin parë një luan tjetër”.

Zlatan Ibrahimovic (Foto: Getty Images)

“Për Ligën Premier do të kishte qenë e rrezikshme, sepse do t’i kisha ngrënë për mëngjes; ndërsa, në fakt, i kam nxjerrë për drekë”.

“Dhashë aq sa munda për aq kohë sa munda. Kur u lëndova, më mbështetën në një mënyrë ndryshe. Gjithmonë qëndruan pas meje dhe bashkëlojtarëve të mi”, ka thënë Ibra për faqen zyrtare të Unitedit.

Gjatë karrierës si futbollist, Ibrahimovici ka luajtur edhe për klube si Ajax, Juventus, Inter, Barcelona e Milan, dhe kudo që ka shkuar ka fituar tituj. /Telegrafi/