Telegrafi

Ibrahimovic thyen edhe një rekord ende pa luajtur te Unitedi (Foto)

Njoftimi zyrtar i marrëveshje një-vjeçare me sulmuesin suedez ka grumbulluar mbi 525,000 pëlqime në ‘Instagram’, ku ky post i 34-vjeçarit dominon të gjitha postët e klubit të gjitha kohërave.

Zlatan Ibrahimovic ende nuk e ka goditur asnjë top për Manchester Unitedin, por ai nuk mund të ndalet duke thyer rekorde për klubin e tij të ri.

34-vjeçari ka thyer rekord gjatë testeve mjekësore për shkak të energjisë së tij për United dhe vazhdon të bëjë shenjën e tij në klubin e tij të ri me shpalljen zyrtare të marrëveshjes njëvjeçare në rrjetin social në ‘Instagram’.

Konfirmimi tani është më i popullarizuar në mediet sociale të United, i të gjitha kohërave me 528,408 pëlqime, ndërsa në katër poste përfshijnë Ibrahimovicin si rangun më të lartë në gjashtë transferimet më të larta të klubit në historinë e tyre. /Telegrafi/