Site icon Telegrafi

Ibrahimovic i thotë lamtumirë Kombëtares me këtë video emocionuese (Video)

Njëri nga lojtarët më të mëdhenj në Skandinavi, Zlatan Ibrahimovic edhe zyrtarisht është larguar nga Përfaqësuesja e Suedisë.

Ndeshja e fundit e Ibrahimovicit ishte ndaj Belgjikës, ku Suedia e tij u mposht me rezultat minimal 1:0.

Evropiani i vitit 2016 ishte një dështim si për Suedinë ashtu edhe për sulmuesin i cili nuk la shenja.

Ka qenë kompania e njohur e veturave, Volvo që ka publikuar një reklamë ku pjesë e saj është Zlatan Ibrahimovic dhe familja e tij, ndërsa suedezi e ka publikuar atë video në profilin e tij në Facebook.

“Ka ardhur koha për mua që ta lë fanellën e Kombëtares dhe ta dorëzojë atë tek gjeneratat e ardhshme. Kur një histori përfundon, një tjetër fillon”, ishin fjalët e sulmuesit gjigant.

Kjo video është bërë nga ndeshja e fundit e Ibrahimovicit me Suedinë, ndërsa suedezi do të vazhdoj karrierën e tij në nivel të klubeve.

34-vjeçari ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, pasi është në mes Manchester Unitedit dhe Romës skuadra që i kanë bërë ofertë zyrtare. /Telegrafi/

Exit mobile version