Telegrafi

Ibrahimovic: Do të rikthehem më fuqishëm

​Zlatan Ibrahimovic ka thënë se do të jetë një ‘version më i mirë’ i tij, kur të rikthehet në Manchester United.

Sulmuesi suedez u lëndua në finalen e Ligës së Evropës, në fitoren 2-0, të ‘Djajve të Kuq’ kundër Ajaxit, dhe që nga ajo kohë është jashtë fushave të lojës.

“Do të kaloj çdo pengesë që më del përpara për të arritur qëllimet e mija. Kur të rikthehem në fushën e gjelbër, do të jem më i mirë se më parë. Imagjinojeni si do të jetë”, ka thënë Ibrahimovic.

Futbollisti 35-vjeçar ka realizuar 28 gola në sezonin e e parë me Manchester Unitedin, ndërsa këtë verë ka nënshkruar kontratë të re një vjeçare me ekipin nga ‘Old Trafford’.