Zlatan Ibrahimovic u përgjigj në mënyre sarkastike rreth të luajturit apo jo për Suedinë në Kupën e Botës, duke thënë se ekipi kombëtar janë më mirë pa të.
Ibrahimovic u mendua se do të kthehet në ekipin kombëtar pas pensionimit dhe të luaj në Rusi, por trajneri i Suedisë, Janne Andersson e bëri të qartë se nuk kishte kthim prapa për sulmuesin.
Megjithatë, menaxheri i ekipit kombëtar dukej se ishte në kundërshtim me trajnerin, pasi më vonë pretendoi se sulmuesit të LA Galaxy i ishte ofruar shansi për t’u kthyer, ndërsa vet Ibrahimovic ka thënë se Suedia janë më të fortë pa të.
“Unë nuk jam pjesë e ekipit kombëtar dhe kjo ka qëndron që kur ndalova, kështu që nuk ka asnjë çështje”, ka thënë fillimisht Ibrahimovic për ESPN, citon The Mirror.
“Por, [a do të shkojë në Kupën e Botës? Po, unë do të shkoj”.
“Kjo është ajo që unë kam thënë gjatë gjithë kohës. Unë do të fluturoj. Në aeroplan dhe do të fluturoj”.
“Mendoj se Suedia është favoriti për të fituar Kupën e Botës, sepse ata janë më të mirë pa Zlatanin”, përfundoi suedezi.
36-vjeçari është spekuluar të paraqitet në Kupën e Botës si një ambasador i markës Visa. /Telegrafi/