Site icon Telegrafi

Ibrahimovic pretendon në mënyrë të çuditshme se Mbappe duhet të “shijoj gjakun” për të arritur majat

Zlatan Ibrahimovic e ka kritikuar yllin e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe.

Sulmuesi francez është duke kaluar nëpër një formë të lartë në këtë edicion, derisa ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë tetë asistime në 14 paraqitje në të gjitha garat për klubin parisien.

Por, Ibrahimovic ka thënë se Mbappe nuk po bën shumë për karrierën e tij dhe se duhet ‘shijuar gjak’ për t’i arritur majat.

Lexo po ashtu Lojtarët më të mirë deri tani në Ligue 1 në sezonin 2021/22 – Mbappe i dyti, Shaqiri i 94-ti dhe Messi i 126-ti

“Unë e dua atë, por ai nuk bën mjaftueshëm”, ka thënë suedezi për talentin francez.

“Ai mund të bëhet kaq i mirë nëse mëson të lëndojë veten. Ai duhet të shijojë gjakun, të ecë në zjarr”.

Lexo po ashtu Zbulohet klauzola që Mbappe kërkon të përfshihet në kontratën e tij të ardhshme me PSG-në apo Real Madridin

“Rrethoni veten me ata që thonë se nuk jeni mjaftueshëm të mirë dhe do të jeni më mirë”, ka shtuar më tej Ibrahimovic.

Mbappe tani është pjesë e një skuadre të mbushur me yje të PSG-së që përfshin lojtarë si Lionel Messi, Neymar, Gianluigi Donnarumma, Sergio Ramos dhe më shumë. /Telegrafi/

Exit mobile version