Telegrafi

Ibrahimovic: Nuk kam ardhur për të humbur kohë te United

Zlatan Ibrahimovic duket se nuk është i kënaqur me pozitën në Manchester United.

Sulmuesi suedez ka pohuar se te “Djajtë e Kuq” nuk ka ardhur me humbë kohë pasi që është pranë pensionimit.

“Shumë gjëra kanë zgjidhje. Unë nuk i kam 20 vjet, kam në dispozicion edhe dy-tre vjet. Nuk kam ardhur për të humbur kohë, por kam ardhur të fitoj”, ka thënë Ibra, transmeton Telegrafi.

United mbrëmë barazoi 1:1 me Evertonin dhe është larguar edhe më tepër prej pozitës që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Suedezi verën e kaluar u transferua nga Paris Saint-Germain ndërsa te anglezët deri më tani ka shënuar 27 gola. /Telegrafi/