Site icon Telegrafi

Ibrahimovic: Nuk jam djalë i keq, jam njeri familjar!

Zlatan Ibrahimovic ka theksuar se njerëzit e perceptojnë gabim figurën e tij prej një djali të keq.

Sulmuesi suedez është kthyer të flasë përsëri për karakterin e tij, pasi çdo ditë sulmohet nga njerëz që mendojnë së është një djalë i keq, por Ibrahimovic i ka mohuar këto akuza duke thënë se është një tip familjar.

“Njerëzit kanë imazhin se unë jam një djalë i keq”, ka thënë fillimisht Ibrahimovic.

Lexo po ashtu Mourinho: Ibra do të ketë ndikim të madh te Unitedi

“Unë jam një djalë familjar, por kur të zbres në fushë, jam një luan”, ka përfunduar sulmuesi suedez.

Ndryshe, Zlatan Ibrahimovic u transferua këtë sezon te Manchester United, duke u treguar menjëherë një sulmues i madh, pasi shënoi golin e fitores në finalen e FA Community Shield ndaj Liecester Cityt. /Telegrafi/

Exit mobile version