Telegrafi

“Ibrahimovic nuk është lojtar i madh”

Christophe Dugarry e ka degraduar keq sulmuesin suedez, Zlatan Ibrahimovic.

Ish-sulmuesi francez nuk ka aspak simpati për sulmuesin e Manchester Unitedit, pasi sipas tij ai nuk është një lojtar i madh.

Dugarry e ka cekur si shkas problemet e vazhdueshme të ‘Ibracadabras’, të cilat nuk janë sjellje të një lojtari të madh.

“Për mua, Zlatan nuk është një lojtar i madh. E kam thënë mbi 200 milion herë”, ka thënë Dugarry për RMC Sport, përcjell Telegrafi.

“Sepse për mua, me lojtarët e mëdhenj, ju kurrë nuk keni probleme”, ka thënë ish-futbollisti francez.