Telegrafi

Ibrahimovic ndihet i emocionuar pas rikthimit te Suedia

Zlatan Ibrahimovic ka thënë se kthimi i tij me ekipin kombëtar të Suedisë i dha atij ‘flutura në stomak’.

Sulmuesi i Milanit dha një asistim në rikthimin e tij të madh te Suedia kundër Gjeorgjisë natën e kaluar.

“I ndjeva fluturat në barkun tim. Asnjë presion por isha i ngazëllyer, ishte bukur, një ndjenjë e shkëlqyer”, ka thënë fillimisht 39-vjeçari për La Gazzetta dello Sport.

Lexo po ashtu Rikthimi i Zlatanit me fat për Suedinë, skandinavët marrin tri pikë ndaj Gjeorgjisë

“Ne luftuam shumë, jemi të bashkuar, por na mungoi diçka. Ndoshta treguam shumë respekt ndaj Gjeorgjisë. Nuk ishte një lojë e lehtë, por i morëm tre pikët në shtëpi”.

“Ishte emocionuese të kthehesha, por tani duhet të vazhdojmë. Ne mund të përmirësohemi vetëm duke qëndruar së bashku dhe duke u njohur më mirë”.

“Na mungojnë tifozët. Unë mund t’ia dal, jam mësuar të luaj pa tifozë, por më mungojnë. Ne duam të kemi suedezët në krah. Ata na ndihmojnë aq shumë”, përfundoi Ibrahimovic. /Telegrafi/