Telegrafi

Ibrahimovic ndëshkohet me të kuq pasi godet me shuplakë kundërshtarin

Zlatan Ibrahimovic ka marrë ndëshkimin me të parë me të kuq në kampionatin amerikan të futbollit, Mayor League Soccer, i njohur si MLS.

Mbrëmja e të hënës nuk ka qenë më e mira për Ibrahimovicin, pasi ka shpërfaqur karakterin e tij agresiv në një ndeshje të MLS-së.

Ishte pikërisht ndeshja e zhvilluar në mes të Los Angeles Galaxy dhe Montreal Impact, ajo e cila e bëri me nerva sulmuesin suedez.

Lexo po ashtu Futbollistët me pagat më të larta në MLS: Giovinco më i paguari, Shkëlzen Gashi fiton më shumë se Zlatan Ibrahimovic

Zhvillohej minuta e 40-të e ndeshjes kur Ibrahimovicin e lëshuan nervat dhe goditi me shuplakë kundërshtarin e tij Michael Petrasso.

Deri tek kjo shuplakë erdhi pasi sulmuesi suedez më parë u shkel me thumbat e këpucës nga kundërshtari i tij.

Momenti kur Ibrahimovic godet me shuplakë kundërshtarin

Gjyqtari kryesor, Ismail Elfath, nuk e pa këtë episod, por me ndihmën e Video Assitent Refere (VAR) u bind dhe vendosi ta ndëshkoj me të kuq suedezin.

Lexo po ashtu Ibrahimovic debuton me dy gola të bukura, La Galaxy fiton me meritë të tij duke u rikthyer nga 0-3 në 4-3

Ky ndëshkim me të kuq mund ta sheh Ibrahimovicin gjashtë fushave për tri ndeshje, duke humbur derbin e Kalifornisë ndaj San Jose Earthquakes dhe ndeshjet ndaj FC Dallas dhe Real Salt Lake.

Ndryshe, ndeshja në fund përfundoi me fitoren minimale 0-1 në LA Galaxyt. /Telegrafi/