Telegrafi

Ibrahimovic mungon për pjesën e mbetur të sezonit

Zlatan Ibrahimovic do të mungojë në pjesën e mbetur të sezonit nga lëndimi në gju. 

Sulmuesi pati një dëmtim të rëndë në ndeshjen që Manchester United e fitoi 2-1 ndaj Anderlecht në Ligën e Evropës.

Edhe Jose Mourinho pranoi pas ndeshjes që është në telashe shkaku i lëndimit të Ibrës.

Sipas asaj që shkruan Sky Sport, Ibrahimovic do të mungojë deri në fund të sezonit.

United do të përballet me Celta Vigon në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Ai do t’i humbasë edhe ndeshjet e Ligës Premier për t’i ndihmuar Unitedit që të luftojë për vendin e katërt.  /Telegrafi/